Një ndër fshatrat që nuk i ka shpëtuar largimit masiv të banorëve të tij është edhe fshati Zall Strikçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë. Dikur në këtë fshat jetonin mbi 80 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 5. Të vetmin banorë që takuam në këtë fshat ishte Bardhyl Hoxha. Ndërsa të tjerët kanë ikur, Bardhyli dhe bashkëshortja e tij vijnë herë pas here nga emigracioni të kujdesen për tokat e tyre. Bardhyl Hoxha shprehet se të gjithë bashkëfshatarët e tij janë larguar dhe me të drejtë pasi nuk është bërë asnjë investim i duhur për ta.

Bardhyli është me profesion agronom, ndaj dhe është shumë i lidhur me fshatin, të cilin thotë se nuk do ta braktisë kurrë.

Bardhyli me bashkëshorten e tij jetojnë mes Italisë dhe Zall Strikçanit, pasi edhe pse ka dokumente italiane, nuk dëshiron ta braktisë përfundimisht vendlindjen.