Banorët e fshatit Vlashaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës po përballen me probleme të shumta. Qindra banorë që jetojnë aty kanë mungesë të shërbimeve më minimale për të jetuar, rrugë, ujë të pijshëm dhe energjinë elektrike. Vetëm një pjesë e këtij fshati ka rrugë automoblistike, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë të lëvizin në këmbë. Në fshat mungon rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa banorët përdorin burimet alternative për të pirë ujë. Linjat përcjellëse të energjisë elektrike janë të amortizuara, duke bërë që fshati të qëndrojë në errësirë të plotë shumë shpesh. Bvanorët thonë se drejtuesit vendor shkojnë në fshatin e tyre vetëm në fushata elektorale e më pas nuk shihen më aty.
Fshati Vlashaj ndodhet jo më shumë se tre kiilometra larg Shupenzës, ndërsa për të nuk është bërë asgjë edhe kur Shupenza ishte para vitit 2015 Komunë.