Fshati Tërnovë e Madhe në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, po shkon drejt braktisjes së plotë. Në këtë fshat dikur jetonin afro 100 familje, ndërsa sot kanë mbetur pak më shumë se 20. Banorët e mbetur aty jetojnë mes problemeve të shumta si të rrugës, ujit të pijshëm e atij vaditës. Në këtë fshat mund të shkosh nga dy rrugë, por asnjëra prej tyre nuk të ndërgon tek të gjithë banesat e fshatit. Rruga që nis nga Valikardha të lë në krye të fshatit, ndërsa rruga që vjen nga fshati Smollik të lë në fund të fshatit Tërnovë e Madhe. Asnjëra nga këto dy rrugë për banorët nuk janë të dobishme. Ata detyrohen që t’i mbajnë materialet në krayh apo kafshë ngarkeset në një distancë të largët. Banorët shprehen se braktisja e fshatit ka ardhur si pasojë e këtyre problemeve. Ata thonë gjithashtu se drejtuesit vendor shkojnë tek ta vetëm në fushata elektorale. Banorët e fshatit Tërnovë e Madhe i bëjnë apel pushtetit vendor e atij qëndror që ta kthejnë vëmendje