Prej 30-vitesh fshatit Rripe në njesine administrative Gurre, bashkia Klos,  i mungon rruga qe lidhet me qendren e njesise. Banoret e ketij fshati kane kerkuar prej tre dekadash ndertimin e kesaj rruge por kanë marrë vetëm premtime. Rruga ne fjale ka vetem 800 metra gjatesi për tu rehabilituar deri ne rrugen kryesore, duke sjellë mjaft probleme sociale si; qarkullimi i fëmijëve për në shkollë,  apo transporti i të sëmurëve me barrel për në spital. Pertej ketij problemi në Rripë shfaqet edhe problemi i mungeses se ujit te pijshem dhe ujit vadites.

Per kete problem Mat Tv kontaktoi me administratorin e njesise administrative Gurre Kastriot Pjetri. Ai u shpreh se si Njesi Administrative bashke me Bashkine Klos do te nderhyjme per rikonstruksionin e rrugës dhe zgjidhjen e konflikteve mes familjesh në lagjen “Alla” që dhe aty t\ju shkoje rruga si te gjithe te tjereve. Persa i perket ujit vadites Pjetri kërkon që komuniteti i Rripës  të dalë të kontribuojë vetë për hapjen e vijes se ujit vadites. Ndërsa për ujin e pijshem administratorin Pjetri thotë se linja kryesore e ujësjellësit nga Gurra e vogel deri ne Rripe eshte e amortizuar dhe se për këtë kërkohen fonde për rehabilitim ujësjellësi.