Fshati Lundre në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë Mat është ndër fshatrat më të thellë të kësaj njësie. Banorët e pakët të mbetur aty, udhëtojnë me orë të tëra për të dalë në rrugën nacionale në Shkopet e më pas të lëvizin drejt Burrelit apo Tiranës.
Ky është Gjergj Bruka, banorë i Lundres. Gjergji thotë se ka udhëtuar plot 90 minuta për të zbritur deri në vendin e quajtur Sektori C.
Bruka shprehet se në fshat tashmë kanë mbetur vetëm të moshuar, ndërsa shpresat për tu rikthyer sa më parë, janë të pakta.
Fshati Lundre ndodhet poshtë vargmaleve të Skënderbeut në kufi me rrethin e Krujës.