Fshati Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz është ndër fshatrat më të bukur për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet. Vendosja e tij buzë liqenit të Ulzës e bën atë akoma edhe më të bukur. Banorët thonë se fshatit i është përmirësuar jetesa pasi është investuar në sistemin e ujit të pijshëm, atij vaditës dhe infrastrukturën rrugore. Banorët që jetojnë në këtë fshat merren kryesisht me bujqësi dhe sigurimi i ujit vaditës në kohë, jep rezultat në prodhimet bujqësore. Banorët shprehen se Bashkia Mat i ka kushtuar vëmendje këtij fshati qoftë në infrastrukturën rrugore, atë vaditëse dhe ujit të pijshëm.
Fshati Bushkash është i përzgjedhur në projektin e “100 fshatrave turistik” ndërsa pritet që në të të zbatohen projekte të rëndësishme që do t’i japin zhvillim ekonomik asaj zone. Duke qenë se ky fshat përshkohet nga rruga nacionale dhe gjendet buzë liqenit të Ulzës e bën atë lehtësisht të aksesueshëm nga vizitorët.