Rreth 90% e tokave bujqësore në fshatin Bërshi në Bashkinë e Klosit janë pa vaditje. Shkak për këtë është bërë mosfunksionimi i dy mënyrave për të siguruar ujin vaditës. Dikur fshati e merrte ujin me kanal nga mali i Cerujës, e më pas nga rezervuari që ndodhet në mes të fshatit. Kryetari i Fshatit Bërshi, Astrit Muça thotë se tokat buësore në këtë fshat nuk shfrytëzohen për shkak të mungesës së ujit vaditës.

Sipas Muçës rezervuari katë paktën 5 vite që është jashtë funksionit pasi është prishur pompa dhe rrjeti i energjisë që e furnizonte atë.

Nga ky rezervuar vaditen vetëm 10% e tokës bujqësore e fshatit Bërshi me rrjedhje të lirë të ujit të rezervuarit. Kryetari i këtij fshati Astrit Muça tha se mënyra e vetme për të rikthyer vaditjen për banorët është rivënia në funksion e kësaj pompe, e cila ka kosto.

Banorët e fshatit Bërshi shpresojnë që një ditë kjo vepër vaditëse të rikthehet në shërbim të tyre.