Fshati Bërshi në Bashkinë e Klosit është ndër fshatrat më të afërt me qytetin, por i lënë në harresë nga pushteti vendor. Banorët e këtij fshati e ndjejnë veten të braktisur pasi nuk marrin asnjë shërbim nga Bashkia Klos. Rrugët e këtij fshati janë pothuajse të pakalueshme, ndërsa ka lagje që rruga mungon.

Por ky nuk është problemi i vetëm pasi atyre ju mungon uji vaditës e ai i pijshëm shkon vetëm dy herë në ditë. Fëmijët e vegjël lëvizin në këmbë për të shkuar në shkollë, ku ecja ka qenë fatale për një vogëlushe e cila ka thyer këmbën. Banorët i kërkojnë Bashkisë Klos të zgjohet e të hedhë sytë edhe nga ata pasi i përkasin këtij komuniteti dhe janë si gjithë banorët e fshatrave të tjerë ku është investuar.

Banorët shpresojnë që një ditë do të investohet edhe në fshatin e tyre, në të kundërt do të braktiset.