Ndalimi i lëvizjes së automjeteve të transportit publik ka bërë që banorët e fshatrave të thella të vihen në vështirësi për furnizimin me bazë ushqimore. Shumë prej tyre përdorin kafshët e ngarkesës, të tjerë ecin në këmbë e vetëm ata që kanë ndonjë motoçikletë mund të quhen me fat.

Në një situatë të tillë ndodhen banorët e fshatrave Stojan e Trodhën në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit. Vetë ata shprehen se në mungesë të dyqaneve atje, detyrohen të lëvizin në këmbë disa orë për të blerë produktet bazë. Nga ana tjetër, ata shprehen se nga e hëna në vazhdom do të vazhdojnë të dalin për furnizim pasi nuk janë aspak të qartë se si duhet të marrë leje vetëm një person nga familja.

E njëjta situatë është edhe në fshatra të tjerë, ku shumë banorë detyrohen të lëvizin në këmbë në distanca të largëta pasi është ndaluar transporti publik.