Frutikultura ka nevojë për këshillat e specialistëve

Frutikultura ka nevojë për këshillat e specialistëve

Ky vit duket një vit i mbarë sa i përket prodhimit në frutikulturë. Pemët frutore janë plot me fruta, ndërsa një tjetër problem vazhdon t’i ndjekë fermerët e pemtarisë. Specialistët e këtij sektori thonë se duhet patjetër që çdo fermer apo prodhues për treg të këshillohet nga ekspertët për mënyrën e trajtimit të çdo peme frutore. Ish-agronomi Luftim Çeliku thotë se para viteve 90-të çdo plantacion frutor trajtohej në mënyrë të veçantë dhe bazuar në analiza të hollësishme, por e kundërta ndodh tani. Nga ana tjetër, ish-agronomi Luftim Çeliku thotë se fermerët e frutikulturës kanë nevoj për këshillim gjatë gjithë kohës. Një fenomen i cili e prek direkt këtë sektor dhe që shkakton dëme të mëdha janë edhe dëmtuesit, për të cilët sipas ish-agronomit Luftim Çeliku fermerët kanë shumë pak informacion. Po ashtu, cilësia e dobët e helmeve, bën që të jenë të paefektshme. Veç këtyre problemeve, fermerët e frutikulturës përballen edhe me mungesën e tregut të shitjes për shkak të importit që hyn në vendin tonë me kosto më të ulët.