Çdo vit shumë prodhime në pemtari apo vreshtari dëmtohen rëndë si pasojë e reshjeve të breshërit gjatë sitnës së verës. Kjo ka bërë që shumë fermer të kërkojnë të sigurojnë vreshtat e tyre, por askush nuk jua siguron. I gjendur në këto kushte, fermeri Shaban Izvira nga fshati Çereneci i Njësisë Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës, e ka siguruar vetë plantacionin e vreshtës së tij. Shabani tregon se çdo vit prodhimi dëmtohej nga breshëri, ndaj dhe ka vendosur që ta mbulojë vreshtën me rrjetë dhe plastmas për të mbrojtur hardhitë nga korrat e breshërit. IGJEUM ka paralajmëruar që në 5 ditët në vazhdim të ketë shtrëngata shirash, ndaj dhe investimi i Izvirës është i duhuri për fermerët.
Nga ana tjetër, fermeri Shaban Izvira thotë problem mbetet shitja e prodhimit pasi nuk ka treg të sigurtë.
Shaban Izvira e ka ngritur vreshtën e tij pas shumë vitesh që e bënte këtë punë në Greqi. Ai i është përkushtuar bashkë me vëllezërit kësaj vreshte nga e cila nxjerrin të ardhura ekonomike.