Një ndër masat e para të kryetarit të bashkisë Agron Malaj duket se është mirëmbajtja e qytetit. Prej disa ditësh të gjithë punonjësit e bashkisë janë parë të angazhuar në pastrimin e rrugëve të cilat janë në administrim nga bashkia. Në disa foto të dërguara në faqen tonë shihen punonjësit e bashkisë në krye të detyrës në vende të ndryshme të qytetit.
(Arlind Vani)