Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi reagoi pas dekretimit të ministrave të qeverisë “Rama 3”, ku SPAK i ktheu përgjigje presidentit se asnjëri prej anëtarëve të
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi reagoi pas dekretimit të ministrave të qeverisë “Rama 3”, ku SPAK i ktheu përgjigje presidentit se asnjëri prej anëtarëve të kabinetit nuk ishte në hetim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Çupi thekson se “në vendin më të korruptuar në Europë, s’ka asnjë qeveritar në hetim! Siguri më të plotë që korrupsioni të vazhdojë nuk ka”.
POSTIMI
Ministrat e qeverisë po festojnë me shumë, pas sigurisê që ju dhanë se nuk ishin nê hetim,sesa për faktin që do tê vazhdojnë të jenë ministra.
Ne vendin më te korruptuar në Europe , ska asnjë qeveritar ne hetim!!
Siguri më te plote që korrupsioni te vazhdojë nuk ka.