Ndonëse është një problem shqetësues i thënë nga ekspert të pyjeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka hedhur asnjë hap për të parë se çfarë po ndodh në luginën e Shkopetit. Dëmtimi masiv që ka pësuar shkurrja e Bushit nuk po shihet si problem nga kjo ministri e cila duhej të kishte reaguar menjëherë, e të mos mjaftohej vetëm me nismën e pedagodëve të faluktetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Kamzës. e vetmja nismë për të të studiuar këtë insekt shkatërrues për masivet pyjore me Bush ishte ajo e marrë pak javë më parë nga pedagogu Ramiz Metaliaj i cili ka marrë për të studiuar larvat e kësaj fluture tejet agresive me cikël përsëritës ndaj Bushit së cilës i konsumon të gjitha gjethet duke e çuar në tharje të plotë. Dëmtimi i luginës së Shkopetit nga flutura apo hedhja e inerteve e mbeturinave të ndryshme, po shkakton një dëm të madh jo vetëm ekonomik, por edhe në turizëm, pasi kjo luginë është ndër më të burkurat në vendin tonë. Specialistët këshillojnë që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të mos e lërë në harresë këtë problem i cili dalëngadalë po bëhet i barabartë me atë të procesionares së pishës e cila ka prekur rreth 80% të masiveve pyjore në të gjithë vendin.