Lugina e Shkopetit nuk është e vemtja e rrezikuar nga flutura kineze apo siç njihet në latinisht Cydalima perspectalis. Pasi ka dëmtuar pothuajse të gjithë masivin me shkurren e Bushit në luginën e Shkopetit, ky insekt është zhvendosur në Komsi. Aktualisht dëmin më të madh e ka shkaktuar në fillim të masivit me Bush sapo mbaron rruga e asfaltuar si dhe është shpërndarë në të gjithë bizmësinë që ndodhet në shpatin e malit të Komsisë. Efektet e kësaj fluture janë të njëjta si në luginën e Shkopetit, duke i ngrënë gjethet Bushit deri në tharje. Flutura e Bushit është shfaqur vitin e kaluar në vendin tonë dhe është një dëmtues shumë agresiv, që shtohet me ritme të frikshme, gati me 300 herë brenda vitit. Në Shqipëri nuk ka dëmtues tjetër me ritëm të tillë shtimi! Mënyrat e luftimit gjithashtu nuk njihen në rastin e pyjeve natyrore. Ka shumë pikpyejtje për të, por derisa të zgjidhen, ka mundësi të mos ketë mbetur më asnjë rrënjë shkurre Bushi. Vektorët e dëmtuesit janë shtuar por nuk ka patur ndonjë ndryshim kaq të madh vetëm vitin e fundit në këtë drejtim. Edhe shpendët duket sikur nuk e preferojnë. Nëse instancat shtetërore nuk do të ndërhyjnë në kohë, atëherë vitin e ardhshëm do të kemi të njëjtën situatë të krijuar nga procesionarja e pishës e cila ka prekur pothuajse 100% të masiveve pyjore në vendin tonë.