Masivet me shkurre të llojit Bush në luginën e Shkopetit janë drejt tharjes totale. Prekja e tyre nga flutura e ardhur nga Kina ka shkaktuar një dëm të madh në këtë ekonomi pyjore. Ky është një dëmtues i ri në vendin tonë që ashtu si procesionarja e pishës, ndryshon formës e saj nga larvë në flutur. Por më e rrezikshme është larva e cila han të gjitha gjethet e bimës së Bushit duke i krijuar një tharje totale. Ndërkohë për ta studiuar këtë dëmtues në Shkopet ishte pedagogu i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ramiz Metaliaj. Metaliaj thotë se ky dëmtues vjen nga Kina dhe se ka një përhapje të madhe në të gjithë europën por në vendin tonë ka hyrë vitin e kaluar. Sipas tij, ende nuk ka një mënyrë efikase për ta luftuar, ndonëse po shihet mundësia e luftës biologjike. Tharja totale e shkurres së bushit jo vetëm ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë pyjore të Shkiopetit, por ka prishur edhe imazhin piktoresk që ka kjo luginë.
Kreu Qarku Diber MAT Flutura “kineze” bën kërdinë në Bushin e Shkopetit, specialistët nisin studimin