Procesionarja e pishës nuk është i vetmi insekt që po dëmton sipërfaqet e gjelbërta në vendin tonë. Një armik tjetër është edhe flutura e Bushit, e cila dëmton pemën me të njëjtin emër. Lugina e Shkopetit është e prekur nga ky insekt, duke bërë tharjen totale të bushit. Flutura e Bushit sipas specialistëve është një dëmtues i ri që ka hyrë në vendin tonë vitet e fundit dhe dyshohet se ka ardhur nga Azia.
Fluturat i lëshojnë vezët nën gjethet e bushit dhe më tej thurin strehime të vogla për larvat me fijet e tyre të mëndafshit. Larvat ushqehen me gjethe duke shkaktuar tharjen e plotë të tyre. Cikli i shkurtër i riprodhimit, e bën këtë dëmtues mjaft agresiv dhe thuajse të pa menaxhueshëm. Flutura është deri 4 cm, me ngjyrë të bardhë krahët dhe me konture ngjyrë kafe. Larvat janë rreth 4 cm, me kokë të zezë dhe trupin me vija të bardh në të gjelbër dhe të zeza. Dëmtuesi duron ekstremet e të nxehtit por edhe tenperatura deri -30 garde celcius. Por ashtu si procesionarja edhe ky insekt ka mënyrat e tij të luftimit. Specialistët thonë se mënyra më e mirë është ajo kimike me insecticide. Tharja e bushit në luginën e Shkopetit, nuk ka sjellë vetëm dëm ekonomik në ekonominë pyjore, por edhe një zbehje të bukurisë së rrallë që ka kjo luginë.