Sot dua të falenderoj të gjithë matjanët e mi pa dallim për besimin që më dhanë duke më votuar për të drejtuar bashkinë e Matit.
Dua të falenderoj Kryetarin e PS-së z.Edi Rama dhe të deleguaren e qarkut znj.Olta Xhaçka për besimin dhe mbështetjen e pakursyer që ditën e parë.
Faleminderit Partisë Socialiste Mat dhe çdo simpatizanti, vëzhguesi, komisioneri, për kontributin dhe angazhimin e pamatë që keni treguar këto javë të lodhshme.
Me përulje dua të falenderoj sidomos popullin e Matit për qytetarinë e treguar përballë provokimeve të ulta të Partisë Demokratike dhe pjesëmarrjen e tuaj në zgjedhje.

Tani, të gjithë bashkë do të mbledhim forcat, të nisim nga puna për të kthyer në vepra fjalët, ankesat, problemet dhe premtimet që i kemi dhënë njëri-tjetrit këto javë.
Të gjithë bashkë, pavarësisht bindjes të punojmë për të ndërtuar Bashkine tonë, me rrugë më të mira, ujesjellesa dhe sistem vaditje më shumë shkolla, kopështe dhe çerdhe, më shumë ndriçim dhe gjelbërim.
Mbi të gjitha, të punojmë fort që të rikthejmë shpresën. Ne kemi nevojë që të rifitojmë besimin tek e ardhmja, tek mundësia e zhvillimit dhe përparimit në Bashkine tonë.
Faleminderit nga zemra!