Na ndajnë vetëm dy javë nga fillimi i sezonit të ri të kampionatit të kategorisë së parë. Ekipet e kësaj kategorie do të zbresin në fushën e gjelbërt me datë 14 Shtator. Ekipi i BUrrelit siduket është drejt kompletimit bashkë me tre futbollistët me të cilët ka nënshkruar kontratë këtë të shtunë. Për Burrelin kanë firmosur Klodian Melani, norvegjezi Agami Fikke dhe braziliani Felipe Ëiliam Silva. Me këta tre futbollist, Burreli e çon numrin e sportistëve zyrtar në ekip në 18. Emrat e tyre pritet të shkojnë në federatë për federim, brenda afatit zyrtar.
Nga ana tjetër në stadiumin e Burrelit vijojnë në mënyrë intensive punimet. Pas hidroizolimit të tarracës së tribunës, merimetimin e shkallëve, ndërtimin e mbulesës së re, suvatimeve të ambjenteve të jashtme, lyerjen e kangjellave të hekurit, lyerjen e pankinave të ekipeve dhe gjyqtarëve, puna vijon edhe në ambjentet e brendshme në rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, rrjetit të furnizmit me ujë, rrjetit elektrik etj.
Drejtuesit e punimeve shprehen se i gjithë rikonstruksioni pritet të mbyllet brenda pak ditësh. Ndërkohë mësohet se nga mesi i javës së ardhshme, në Burrel do të vijë edhe ekipi i cili pritet të akomodohet në mabjentet e ish konviktit të ri pranë gjimnazit “Pjetër Budi” në Burrel.