Vetëm pas lajmit të publikuar në Mat Televizion firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale Burrel – Skuraj ka ndërhyrë duke riparuar një pjesë të dëmtuar të këtij aksi.

Pasi Mat Tv denoncoi disa nga problamtikat e kësaj rruge nacionale, firma ka bërë të mundur riparimin e murit të pusetës shkarkuese të ujërave të shiut në vendin e quajtur “Kongrazhd” në afërsi të Urës së Karicës.

Siç duket edhe nga pamjet, me pak çimento, firma ka bërë të mundur riparimin e murit, duke shmangur të tjera aksidente që mund të ndodhnin aty.

Por ndonëse ka ndërhyrë këtu, në këtë aks rrugor po hapen gropa të reja çdo ditë e ato ekzistueset po thellohen sa më shumë.

Firma ende nuk ka ndërhyrë për të mbyllur këto gropa, por prej saj nuk pritet asgjë më shumë se të mbushen në të njëjtën formë siç bëri pak ditë më parë, duke i mbushur me lopatë, jashtë çdo standarti të lejuar për rrugët e asfaltuara.