Bashkia e Matit vijon bashkëpunimin me bizneset operuese në territorin e saj për të investuar në institucione të ndryshme. Kërkesës së Bashkisë Mat për të rinovuar kabinetin e informatikës në gjimnazin “28 Nëntori” i është përgjigjur kompania Balfin Group e cila në Mat operon me uzinën e ferrokromit në Komsi. Për të parë nga afër kabinetin e ri ishin të pranishëm përfaqësues të kësaj kompanie si dhe vetë kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj. Kabineti i ri i informatikës në këtë gjimnaz është pajisur me 13 kompjuter të rinj. Stafi i shkollës falenderuan donatorët për rinovimin e këtij kabineti. Ndërkohë ata shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar edhe në të ardhmen.
Po gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e firmës në fjalë dhe drejtuesit e Bashkisë Mat, u ndalën edhe në çerdhen numër dy të qytetit të Burrelit. Edhe për këtë institucion janë dhuruar bazë materiale të nevojshme për të vegjëlit që frekuentojnë këtë çerdhe. Drejtori i Projekteve dhe Komunikimit në kompaninë “Balfin Group” tha se fokusi i kompanisë që përfaqëson janë gjithmonë institucionet arsimore.
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj duke falenderuar donatorët tha se bashkëpunime të tilla do të krijohen edhe në të ardhmen.