Projekti i cili ka nisur që në fillim të këtij viti i planifikuar në buxhetin e vitit 2018 për rehabilitimin e lagjes pranë Qendrës Shëndetësore Klos, është finalizuar.

Pas shtrimit të rrugëve me asfalt, trotuareve, ndërtimin e kanaleve nëntokësore të kullimit dhe sistemimit të linjave të ujësjellësit, firma ka finalizuar projektin me vendosjen e sinjalistikës. Ndërkohë banorët e kësaj lagjeje kërkojnë tashmë që të krijohen kushte edhe për të pushuar.

Kjo lagje iu nënshtrua një rehabilitimi të plotë duke përfshirë edhe ndriçimin. Tashmë banorët aty, nuk do të përballen më me baltën apo mungesën e hapsirave të përbashkëta.