Me ne fund po ndertohet ura e njesise administrative Zerqan ne bashkine e Bulqizes, e cilësuar nga përdoruesit e saj si “Ura e vdekjes” për shkak të aksidenteve të shumta dhe me viktima. Kjo ure ka qene lidhese per 5 fshatrat e njesise administrative Zerqan me rrugen e Arberit.

Sa here ka patur fushata elektorale banoret e kesaj njesie kerkonin vetem ndertimin e kesaj ure. Sot ky premtimim po realizohet nga bashkia e Bulqizes.

Dhe administratori i njesise se Zerqanit Bardhyl Kala shpreh te njejtin optimizem per zgjidhjen e ketij problemi.

Banoret e Njësisë Administrative Zerqan e kane pritur prej vitesh kete investim  qe tani po behet realitet, pasi e tërë zona prej 5 fshatrash ka qene e izoluar vetem per shkak te kesaj ure.  Madje ka prej syresh që shprehen të revoltuar se fondet për ndërtimin e kësaj ure duheshin lëvruar vite më parë, para se të ndodhnin aksidentet me humbje jetësh njerëzore.

Fondi per ndertimin e urës së njesise administrative Zerqan ne bashkine e Bulqizes shkon ne afro 15 milionë lekë. Afati i perfundimit të punimeve në këtë vepër arti me fondet e bashkisë Bulqizë eshte brenda 3 muajve.