Pas shumë orësh luftë me flakët, është vënë nën kontroll të plotë zjarri i rënë një natë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të qytetit të Burrelit.

Dy automjete zjarrfikëse të Bashkisë së Matit, mjeti zjarrfikës i Forcave të Armatosura, mjeti zjarrfikës i Bashkisë Klos, ekipi zjarrfikës i Bashkisë Mat, forcat e ushtrisë, të shërbimit pyjor, Drejtorisë së Shërbimeve etj kanë punuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm duke arritur të izolojnë totalisht vatrën e zjarrit.

Flakët kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme me livadhe, ndërsa është parandaluar dëmi në pyjet me dushqe.

Flakët kanë djegur edhe gjallesa të cilat ndodheshin në hapsirën e vatrës së madhe të zjarrit të një nate më parë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka proceduar një 68 vjeçar i cili dyshohet se është bërë shkak për zjarrin teksa pastronte kullotën për bagëtinë