Besimtarët e krishtere në mbarë botën kremtuan të dielën Pashkën, apo siç e njohin ata Ditën e ringjalljes së Krishtit. Besimtarët u mblodhën në kisha për të kryer ritin e kësaj dite të shënuar për ta. Edhe Kisha Ungjillore Burrel, mbajti një shërbesë për Pashkën, mes besimtarëve që u mblodhën në këtë ditë. Në shërbesën e mbajtur në ambjentet e kishës ungjillore Burrel, u bënë adhurimet për ringjalljen e Krishtit nga grupi i adhurimeve.

  Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri mbajti predikimin e historisë së ringjalljes së Jezu Krishtit.

  Në fund të shërbesës së pashkes besimtarët e pranishëm uruan njëri – tjetrin për më shumë paqë e begati.