Klubi Letrar “Pjetër Budi”, Mat zhvillon për të katërtin vit radhazi festivalin mbarëkombëtar të poezisë i titulluar “Muza Poetike Budiane”. Në edicionin e katër të këtij festivali morën pjesë poetë nga të gjitha trojet shqiptare, brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi”, Mat, Hamdi Hysuka.
I gjithë festivali u moderua nga poetja, njëkohësisht nënkryetare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi”, Mat, Lindita Doda.
Të pranishëm në këtë festival ishin edhe kryetarët e bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, nënëprefekti i Matit, Hasan Pasha, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Mat Elisa Gjasta, Drejtori i Mat Televizion, Luftim Vani etj. Festivalin e përshëndetën Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj,. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica, Studiuesi Behar Gjoka dhe shkrimtari Namik
Më pas, skena ishte për 33 konkurentët e këtij festivali të cilët garuan me poezitë e tyre në edicionin e katër të “Muzës Poetike Budiane”.
Në fund të konkurimit juria e përbërë nga Demir Gjergji, Vera Istrefa dhe Haqif Heta, dhanë çmimet e këtij festivali. Çmimi motivues iu dha 6-vjeçarit Nikoll Prendi, nga Balldreni i Lezhës për talentin që spikati në recitimin e vargjeve të Gjergj Fishtës,
Me çmimin e karrierës u vlerësuan poetët Ligor Shyti, Trëndafile Molla dhe Kujtim Stana.
Me çmim të tretë u vlerësuan poetët Liza Borzi, Bajram Canameti dhe Fatbardha Koçi.
Me çmim të dytë u vlerësuan Nikoll Loka dhe Ervin Hysa.
Çmimi i parë i edicionit të katërt të “Muzës Poetike Budiane” iu dha poezisë së poetit kosovar Agim Desku.
Ndërkohë vetë poetët votuan për çmimin e poetëve poezinë e poetit Lumo Kolleshi.
Festivali mbarëkombëtar “Muza poetike budiane” që zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Mat e shndërron Matin në kryeqytetin e poezisë mbarëshqiptare dhe përjetëson vlerat e poetit të parë shqiptar Pjetër Budi ndër breza
Dritan Kurti