Festat e fundvitit rikthejnë në vendin tonë shqiptarët e diasporës, të cilët vijnë për t’i kaluar me familjet e tyre. Kjo pritet të shtojë edhe fluksin e qarkullimit të automjeteve në vendin tonë si në zonat urbane ashtu edhe në rrugët nacionale. Prefekti i Qarkut Dibër, nexhbedin Shehu thotë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar lëvizjet e shtuara si dhe do të kontrollohen të gjitha subjektet që ofrojnë grumbullime në ditët e festave. Po ashtu sipas Shehut në rrugët nacionale do të ketë monitorim të shtuar nga policia për të mos lejuar qarkullimin e qytetarëve që konsumojnë pije alkoolike si drejtues mjetesh.