Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit u zhvillua në Peshkopi panairi i produkteve bujqësore e blektorale i titulluar “Festa e të vjelave”. Rreth 160 fermer të bashkisë dibër e më gjerë, ekspozuan në stendat e vendosuara përgjatë bulevardit “Elez Isufi” produktet e këtij viti si: mollët, arrat, gështenjat, rrushin, prodhimet e bulmetit, mjaltin, jufkat, gatimet tradicionale, punime artizanale, e shumë e shumë të tjera. Pjesmarrësit në këtë panair u shprehën se aktiviteti ka vlera të veçanta në promovimin e produkteve të ndryshme të dibrës që sipas tyre janë ndër më cilësoret në vendin tonë. Por nga ana tjetër shumë prodhues nuk janë të kënaqur me politikat mbështetëse në Bujqësi, pasi nuk janë të mjaftueshme që ata të vazhdojnë të punojnë në këtë sektor. Më problem mbetet shitja e prodhimit ku në shumë raste mbetet stog dhe kalbet. “Festa e të vjelave” në Dibër zhvillohet prej 16 vitesh në qytetin e Peshkopisë, duke u kthyer tashmë në një traditë të përvitshme dhe një mundësi për promovimin tek të tjerët të prodhimeve të kësaj zone.