Përkujtimi i kryengritjes mbarëpopullore matjane e 31 Korrikut të vitit 1943 do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh. Vitin e kaluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 nuk u zhvilluan aktivitete të cilat ishin të ndaluara me vendim të qeverisë. Por këtë vit, Bashkia e Matit ka rikthyer festën për të gjithë matjanët. Nga nata e sotme në sheshin para turizmit do të zhvillohet festa e miqësisë me pjesmarrjen e këngëtarëve të mirënjohur shqiptar. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se festa do të jetë tri ditë, ndërsa e shtuna do të ketë një sërë aktivitetesh.

Natën e sotme do të performojnë në skenë këngëtarët Mateus Frroku dhe Era Rusi, të shtunën mbrëma Orgesa e Landi dhe Simpatiko Band , të dielën në mbrëmje skena do të ndizet nga Redon Makashi, Elton Deda e Aleksandër Gjoka