Banorët e fshatit Ferr-Shkopet në Njësinë Administrative Milot në Bashkinë e Kurbinit, kanë sfiduar këtë të fundit dhe shtetin, pasi nuk i kanë pritur më që tju shtrojnë rrugën. Ata kanë mbledhur paratë sëbashku dhe kanë nisur shtrimin e rrugës me beton, për të zgjidhur përfundimisht problemin që i shoqëron prej 30 vitesh.
Banorët e këtij fshati shprehen se për 3 dekada janë mbajtur me mashtrime e me premtime të pambajtura për asfaltimin e rrugës prej 1.3 kilometra deri në rrugën nacionale Burrel – Milot. Banorët thonë se prioritet iu është dhënë qendrave urbane, e kjo ka bërë që fshati të braktiset për mungesë investimesh.
Për shtrimin e rrugës së tyre banorët thonë se iu është dashur të marrin para borxh apo të shesin bagëtinë. E megjithatë, prej 10 ditësh ata po punojnë për shtrimin e kësaj rruge gjë të cilën po e bëjnë me forcat e tyre.
Fshati Ferr-Shkopet përbëhet prej 300 banorësh dhe gjendet në në veri të Bashkisë Kurbin.