FERMERI SALI BICI DEL NË TREG ME PRODHIMIN VENDËS TË SHALQIRIT

FERMERI SALI BICI DEL NË TREG ME PRODHIMIN VENDËS TË SHALQIRIT

Megjithëse Dibra nuk njihet shumë për prodhimin e frutit të shalqirit, Sali Bici nga fshati Burim i Maqellarës e kultivon në masë prej vitesh. Ndryshe nga banorët e tjerë që e kultivojnë vetëm për konsum, Saliu e kultivon për treg. Çdo vit ai del në rrugën e Arbrit për të shitur prodhimin e tij që e ka në masë. Fermeri Sali Bici ka kultivuar rreth 4 dynym me shalqi dhe thotë se është një prodhim totalisht bio, pa asnjë stimulant për rritje apo ilaçe të tjera. Madje ai fton këdo specialist që t’i bëjë analizat e nevojshme dhe të vërtetojë që është krejt i pastër. Problemi me të cilin përballet fermeri nga fshati Burim është mungesa e tregut të shitjes, madje edhe aty ku del shpeshherë i shkon policia dhe i kërkon të largohet. Nga ana tjetër, fermeri Sali Bici thotë se nuk është përqendruar vetëm në kultivimin e shalqirit, por edhe të perimeve që i nxjerr për t’i shitur në rrugën e Arbrit, në afërsi të Maqellarës.