Ndryshe nga shumë banorë që jetojnë në zonat rurale që e kanë lënë tokën djerrë dhe të pashfrytëzuar, fermeri Fadil Sela nga fshati Burim i Maqellarës, nuk ka lënë asnjë pëllëmbë tokë pa e vënë në shfrytëzim. Fadili nuk është i fokusuar vetëm në një sektor të bujqësisë. Ai ka ndërtuar pemtore me arrë, gështenjë, lajthi e mollë. Ndërkohë, ai dhe familja e tij mbjellin edhe kultura të tjera bujqësore, kryesisht ato stinore. Prej ditësh po bën mbjelljen e patates e cila ka tani kohën e saj. Ndërsa, më vonë do të kultivojë edhe shalqin, të cilin e shet me shumicë. Fadili shprehet se nuk mund ta lërë tokën djerrë, pasi prej saj merr prodhimin e nevojshëm për ta shitur por edhe për të mbajtur biznesin. Ai ka vendosur që këtë vit të heqë vreshtën, pasi nuk ka parë lerverdi me shitjen e rrushit, ndërsa nuk e zien raki prej besimit që ka.

Nga ana tjetër, fermeri Sela thotë se nuk do t’i ndahet bujqësisë ndërsa i bën apel pushtetit vendor t’ju rikthejë ujin vaditës siç e kanë patur dikur.