Fshati Kurdari në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit është njohur tradicionalisht për prodhimet bujqësore. Ndërkohë fermeri Mazllëm Çeliku ka një sipërfaqe prej 2 hektarësh në vreshtari e pemtari. Prej shumë vitesh ai kultivon disa varietete të rrushit të cilin e përdor për prodhimin e verës dhe të rakisë. Për fermerin Çeliku, prodhimi i këtij viti duket i mbarë si pasojë edhe e motit të mirë ku kanë munguar reshjet e breshërit. Temperaturat e larta dhe uji vaditës kanë bërë që prodhimi të jetë i bollshëm dhe të hyjë në treg në kohën e duhur.
Por fermeri Mazllëm Çeliku ka menduar të investojë më tej në këtë sektor. Ai prej muajsh ka nisur punën për ndërtimin e një bujtine e cila do të jetë e para në këtë zonë. Po ashtu, Çeliku shprehet se do të shtojë sipërfaqen e mbjellë me kultura të tjera në mënyrë që vizitorëve të ardhshëm tju ofrojë të gjitha prodhimet vendase.
Ngritja e bujtinave është kthyer në një trend vitet e fundit, sidomos në pjesën veriore e juglindiore të vendi tonë.