Bulqiza vijon të përballet me mot të ftohtë në këto ditë prilli. Që prej së dielës së kaluar, ka patur reshje me intervale të borës, ndonëse jo në sasi të mëdha. Edhe mbrëmja e të mërkurës është shoqëruar me borë. Bulqiza është zbardhur sot nga bora e cila ka rënë në të gjithë territorin. Nga reshjet e fundit nuk ka patur probleme në lëvizjen e banorëve, por dëmet më të mëdha po shënohen në frutikultur.ë Shumë pemë frutore të cilat kishin lulëzuar janë dëmtuar nga i ftohti, pasi temperaturat kanë zbritur gjatë natës disa gradë nën zero. Ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar përmirësim të motit në ditët në vijim. Java pritet të mbyllet me diell ndërsa temperaturat do të vijojnë rritjen.