Fermerët e qershisë në Dibër përballen me mungesë të fuqisë punëtore

Fermerët e qershisë në Dibër përballen me mungesë të fuqisë punëtore

Në Dibër ka nisur të dalë në treg masivisht fruti i qershisë, një frut shumë i dashur stinor. Ndryshe nga viti i kaluar ku thuajse prodhimi ishte zero, këtë vit ka pordhim të lartë. Fermerët e frutit të qershisë thonë se problemi më i madh që nis tani që fruti sapo është pjekur, është mungesa e fuqisë punëtore. Emin Gjurra nga fshati Pjekë i Njësisë Melan, thotë se prej disa vitesh mungesa e fuqisë punëtore për vjeljen e qershisë i ka dëmtuar. Me të njëjtën situatë përballet edhe fermeri Ilir Kryemadhi nga fshati Grevë. Fermerët shprehen se pjesa më e madhe e prodhimit këtë vit do tju mbesë në pemë pa vjelë, pasi mungon fuqia punëtore, por edhe tregu i sigurtë i shitjes, pasi mungojnë ambjentet frigoriferike. Mungesa e fuqisë punëtore në vendin tonë po ndjehet në çdo sektor, por më shumë në atë të bujqësisë ku fermerët përballen vazhdimisht me këtë problem.