Në stinën e vjeshtës fermerët nisin të mbledhin frytet e punës së një sezoni. Ata që kanë kultivuar misrin kanë nisur korrjen e tij. Fermerët e luginës së Matit që nis nga Klosi e përfundon në Zenisht, shprehen se prodhimi i këtij viti duket i bollshëm, paçka kostos që kanë patur proceset bujqësore deri në vjeljen e tij. Fermerët shprehen se temperaturat e kësaj vere kanë qenë të përshtatshme për zhvillimin e një bujqësie të mbarë, sidomos në ato zona ku nuk ka munguar uji për vaditje. Ata shprehen se jo vetëm për misrin por edhe për barërat për sigurimin e ushqimit dimëror të bagëtisë ka qenë e mbarë si rezultat i funksionimit siç duhet dhe në kohë i kanalit vaditës të Klosit.
Nga ana tjetër, fermerët shprehen se çmimet e farërave, të plehërave kimike e proceseve të punimit vijon të jenë të lartë, çka bëjnë që të mos ketë kultivim për tregti të produkteve bujqësore, por vetëm për nevojat e tyre.