Fermerët e luginës së Matit, probleme me bujqësinë

Sektori i bujqësisë vijon të përballet me probleme të shumta prej vitesh. Kostoja e punimeve dhe proceseve të tjera të mbelljes së kulturave të ndryshme ka bërë që shumë fermer të heqin dorë nga toka. Në një situatë të tillë janë edhe fermerët e luginës së Matit.

Ata shprehen se kostot e larta të punimeve kanë bërë që fushat të mbeten djerr apo të mbillen vetëm barë. Për shkak të kostove, banorët kanë ulur edhe numrin e blektorisë pasi nuk mund tju sigurojnë ushqim mjaftueshëm. Ata shprehen se prej vitesh po përballen me farëra inproduktive që kanë sjellë ulje të ndjeshme të rendimentit.

Mungesa e mbështetjes apo stimulimit me forma të ndryshme nga shteti, ka bërë që shumë pak sipërfaqe toke të punohet, duke lënë qindra hektarë në të gjithë luginën djerr.