Fermerët e luginës së Matit kërkojnë më shumë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë për të kultivuar tokën. Nisur nga situata e krijuar këtë vit në të gjithë botën me krizën e krijuar nga lufta në Ukrainë, shumë fermer po mendojnë të shtojnë sipërfaqet e kultivuara vitin e ardhshëm. Një prej tyre është edhe Xhelal Hoxha. Ai thotë se Ministria e Bujqësisë duhet të japë më shumë mbështetje për fermerët dhe jo si këtë vit ku një pjesë e tyre need nuk kanë tërhequr sasinë e naftës së përfituar në bazë të dokumentave të dorëzuara. Hoxha shprehet se këtë vit ka kultivuar 8 dynym me misër dhe 8 dynym me grurë këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm dëshiron ta rrisë sipërfaqen e mbjellë.
Rritja e çmimit të miellit por edhe të produkteve të tjera ka bërë që banorët që posdeojnë toka bujqësore të planifikojnë kultivimin e grurit apo misrit më shumë për sezonin e ardhshëm.