Thatësira e tejzgjatur e muajve të fundit të dimrit dhe muajit të parë të pranverës u kthye në një problem të madh për bujqësinë, saqë shumë fermerë nisën vaditjen e tokës.
Megjithatë, shirat e rëna në shirat e rëna në dy javët e fundit, sipas fermerëve i kanë shërbyer bujqësisë e cila pritet të ketë rendiment të lartë prodhimi. Një nga fermerët e luginës së Matit, Elez Elezi thotë se me rënien e shirave, shumë kultura bujqësore kanë përfituar.
Megjithë reshjet e rëna këto kohë, fermerët thonë se do të kenë nevojën për vaditje në vazhdim, ndaj apeli i tyre shkon për institucionet vendore dhe bordin e kullimit për të vënë në funksion herët kanalin vaditës të Klosit.