Fermerët e Fushë Bulqizës janë përballur këtë vit me një fenomen të çuditshëm. Disa nga parcelat e kultivuara grurë, nuk do të japin rendimentin e pritshëm për fermerët. Shkak për këtë mësohet se është bërë farërat, cilësia e sëcilave është shumë e dobët. Madje në shumë parcela ka më shumë bimë të huaja se sa grurë. Tërshëra zë vendin më të madh në këto parcela, prej të cilave pritet të merret një sasi shumë e vogël gruri. Banorët e Fushë – Bulqizës thonë se nuk kanë asnjë siguri për farërat që blejnë dhe në shumë raste janë jo aq produktiva sa pritet. Po ashtu, ata shprehen se kostoja e gjithë procesit është dy herë më e lartë se sa prodhimi që marrin. Një problematikë të ngjashme banorët thonë se e kanë edhe me farërat e kulturave të tjera bujqësore.
Në Fushë – Bulqizë, kultivimi i grurit është në masë jo shumë të madhe për shkak të këtyre elementëve që sjellin prodhim pak.