FERMERËT DIBRANË TË ZHGËNJYER

FERMERËT DIBRANË TË ZHGËNJYER

Fermerë të Njësisë Maqellarë, në bashkinë Dibër, thonë se kanë mbetur të zhgënjyer nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, ku theksohet se marrin mbështetje vetëm 10 mijë lekë të vjetra për çdo dynym të punuar. Fermerët e prononcuar për kameran tonë e konsideruan këtë thjeshtë një tallje me fshatarët që punonjë tokën. Ndaj u shprehën ata, nuk na leverdis ta bëjmë aplikimin për përfitimin e këtyre subvencioneve pasi vetëm vajtjet e ardhjet nga zonat e thella në qendër të Bashkisë në Peshkopi për dokumentacionin që kërkohet, u kushton më shtrenjtë. Fermerët dibranë tashmë janë në sezonin e vjeljes dhe tregtimit të qershive, por ankohen se nuk kanë gjetur treg shitjeje, për shkak të kohës së pakët të qëndrueshmërisë së këtij fruti në gjendje të freskët. Ato thonë se edhe vitin e kaluar, prodhimi i qershive dhe molëve u dëmtua në masë, por nuk kemi marrë asnjë ndihmë për kompensimin e dëmit që na u shkaktua nga bora dhe ngricat.