Ndonëse gjatë mëngjesit fëmijët e lagjes “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë, merren nga mjetet e tonazhit të rëndë për t’i dërguar tek shkolla në Kloskatund, në kthimin e tyre drejt shtëpisë ata rrugën e bëjnë në këmbë.
Vetë fëmijët tregojnë se pasi mbarojnë mësim, shumë rrallë ndalen makinat e rastit për t’i marrë, duke u detyruar që në shtëpi të kthehen në këmbë.
Ish Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Xhemal Gjunkshi tha se një situatë e tillë është e papranueshme. Ai i bëri thirrje instancave përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për sigurimin e transportit të këtyre fëmijëve.