Farërat pa asnjë siguri, bujqit: nuk dimë çfarë mbjellim

Farërat pa asnjë siguri, bujqit: nuk dimë çfarë mbjellim

Cilësia e farërave që blihen në treg mbetet shqetësim për bujqit e luginës së Matit. Kjo për faktin se ka patur shumë raste kur ato kanë dështuar dhe nuk është marrë prodhimin e kërkuar. Elez Elezi nga fshati Bërshi i Klosit thotë se çdo vit janë konstatuar probleme me cilësinë e farës kryesisht tek drithërat. Elezi shton se në shumë raste bujqit nuk kanë marrë aspak prodhim pasi bima nuk ka mundur të nxjerr kalli. Në një situatë të ngjashme janë edhe disa parcela në luginën e Matit ku bujqit kanë vënë re probleme që tani, pasi bima nuk është rritur njëlloj në të gjithë ngastrën e mbjellë me misër. Sipas bujkut Elez Elezi, institucionet përgjegjëse shtetërore nuk po punojnë aq sa duhet për të kontrolluar cilësinë e farërave që shiten në treg. Probleme me cilësinë e farës kanë patur edhe kultura të tjera bujqësore të cilat nuk kanë patur asnjë rendiment prodhimi.