BLETARIA, JO AQ E MIRË SA DUHEJ TË ISHTE. BLETARI HAXHI MYFTARI: PERIUDHA E LULËZIMIT ISHTE E FTOHTË

BLETARIA, JO AQ E MIRË SA DUHEJ TË ISHTE. BLETARI HAXHI MYFTARI: PERIUDHA E LULËZIMIT ISHTE E FTOHTË

Fermerët e bletarisë në Dibër nuk kanë marrë prodhim aq sa duhet këtë vit. Kjo për shkak të kushteve klimatike që ishin jo të favorshme në periudhën e çelejes së luleve. Për bletarin Haxhi Myftari, nga fshati Kllobçisht i Maqellarës, të merresh me bletë kërkon jo vetëm të kesh njohuri të mëdha në këtë sektor, por edhe durim. Haxhiu mbarështon rreth 800 koshere bletë për të cilat kujdeset familjarisht, ndërsa në periudhën e vjeljes ai merr edhe punëtorë. Bletari Haxhi Myftari shprehet se çdo vit ka aplikuar në skemën e mbështetjes që jepet nga Ministria e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa këtë vit vlera e subvencionit është më e lartë se e vitit të kaluar. Bletari Haxhi Myftari thotë se cilësia e mjaltit ka të bëjë shumë me zonën në të cilën ndodhen dhe kullotin bletët. Me gjithë subvencionet që jepen, bletarët kërkojnë më shumë ndihmë nga shteti pasi është një sektor që kërkon shpenzime për ta mbajtur gjallë bletarinë.