PREFEKTI SHEHU: TRE VATRA MBETEN AKTIVE, SITUATA ËSHTË PROBLEMATIKE NË ULËZ

PREFEKTI SHEHU: TRE VATRA MBETEN AKTIVE, SITUATA ËSHTË PROBLEMATIKE NË ULËZ

Tre vatra zjarri janë ende aktive në Qarkun Dibër. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se situata më problematike mbetet në fshatrat Lundre e Madhesh të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, ndërsa shqetësuese është edhe vatra e zjarrit e cila ka hyrë në malin e Balgjajt në territorin e Bashkisë Klos. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se gjatë këtyre ditëve është punuar në rrugë tokësore dhe ajrore për shmangien e dëmeve në jetë njerëzore dhe banesa, ndërsa operacioni vijon në Lundre e Madhesh ku dhe rrezikohen banesa. Nga ana tjetër Prefekti Nexhbedin Shehu tha se të gjitha zjarret janë të qëllimshme e për disa prej tyre ka patur autor, ndërsa policia po heton rastet e tjera. Shehu vijoi apelin e tij për banorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak për ndezjen e zjarreve. Edhe vatra e zjarrit në malin e fshatit Vajkal në Bulqizë është ende aktive ndërsa flakët i janë drejtuar masivit pyjor të fshatit Shëngjun të Bashkisë Klos.