Asfaltohet rruga mes dy doganave në Bllatë të Dibrës
Asfaltohet rruga mes dy doganave në Bllatë të Dibrës Vetëm pasi u bë disa herë problem mediatik, autoritetet shqiptare kanë ndërhyrë në rehabiltiimin e rrugës që lidh doganën e Ballatës me atë të Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut. Ditët e fundit ky segment rrugor është riveshur me asfalt, duke ndryshuar totalisht gjendjen e tij dhe imazhin e vendit tonë për të gjithë ata që zgjedhin këtë pikë doganore për të hyrë në Shqipëri. Drejtuesit e mjeteve thonë se reagimi erdhi pasi problemi u bë mediatik pasi gjendja e rrugës vijonte të ishte e tillë prej shumë vitesh. Ata kërkojnë që pas asfaltimit të rritet siguria në këtë segment rrugor me sinjalistike vertikale e horizontale si dhe t’i vendoset ndriçim. Projekti për riveshjen me asfalt të kësaj rruge ka nisur 3 muaj më parë dhe përfshin edhe zgjerimin e një korsie pranë doganës së Ballatës.