PREFEKTI KËRKON LLOGARI PËR PËRGATITJEN E VITIT TË RI SHKOLLOR
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thirri këtë të enjte në një takim përfaqësuesit e pushtetit vendor, ato të arsimit dhe rendit, për të raportuar mbi ecurinë e përgatitjes së objekteve arsimore për filimin e vitit të ri shkollor 2026 – 2027. Në fjalën e tij, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se çdo gjë duhet të jetë gati të hënën e 14 Shtatorit, kur fëmijët do t’i drejtohen shkollave për nisjen e vitit të ri shkollor. Shehu tha se jo vetëm infrastruktura në godina, por edhe pajisja me libra dhe siguria e fëmijëve duhet të jenë gati për të hënën e ardhshme. Të pranishëm në këtë mbledhje përfaqësuesit e arsimit në bashkitë e Qarkut Dibër raportuan në lidhje me ecurinë e përgatitjeve për vitin e ri shkollor. Po ashtu në këtë mbledhje me prefektin e Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ishin edhe nënprefektët e Matit dhe Bulqizës, Hasan Pasha e Avni Muliu.