Ndërtimi i hidrocentraleve Ulëz e Shkopet rreth 70 vite më parë bëri që vendi ynë të kishte dy burime energjie elektrike, por shumë familjeve që jetonin përgjatë luginës së rrjedhës së lumit Mat, ju përmbytën tokat bujqësore e banesat. Edhe liqeni i Shkopetit ashtu si i Ulzës ka përmbytur toka të banorëve që jetonin në këtë zonë. Një ndër ta thotë se është edhe Nikolin Rica, i cili shprehet se të parët e tij kishin rreth 45 dynym tokë të cilën jua përmbyti uji pas ndërtimit të digës së hidrocentralit të Shkopetit. Po sipas Nikolinit, familja e tij ende nuk është dëmshpërblyer për dëmin që i shkaktoi baseni ujor i Shkopetit, ndërsa shprehet se i kërkon shtetit mbështetje.
Lugina e Shkopetit është ndër zonat më piktoreske të vendit tonë për shkak se e gjithë rruga shoqërohet me pamje të liqenit i cili nis nga Ulza dhe përfundon në digën e HEC Shkopet. Është pikërisht ky liqen artificial që krahas benefiteve nga prodhimi i energjisë elektrike ka shkaktuar edhe dëme në pauritë e patundshme të banorëve, të cilat ende nuk janë kompensuar.