Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi dëmtime të banesave apo pallateve edhe në Bulqizë. sipas nënprefektit të Bulqizës, Avni Muliu janë 140 dosje që po përgatiten për tu dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë. Megjithëse kanë kaluar afro 10 muaj, 140 familje në këtë Bashki presin që të gjendet një zgjidhje përfundimtare për ta.shumë banesa janë të rrezikshme në të cilat ende banohen nga qytetarët. Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje më të mirë, ata kanë zgjedhur rrezikun.
Nënprefekti Muliu shprehet se për këta familje do të gjendet një zgjidhje e shpejtë, ose duke ju gjetur përkohësisht një banesë ose duke ju paguar qeranë.