Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit Tofik Xhika i cili është mbytur në ujërat e lumit Drin. Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më. Për 9 ditë me radhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. Për 2 ditë me rradhë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët. Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa rezultat edhe këtë herë. Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri. Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit.
Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij me datë 26 Dhjetor teksa kishte dalë për të peshkuar në lumin Drin i Zi.